Në rajon ekziston interesim i madh i shteteve që të përfshihen në iniciativën për themelimin e Unionit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor, ka kumtua ministri serb i Rinisë dhe i Sportit Vanja Udoviçiq.
Këtë iniciativë, ka thënë tashmë e kanë pranuar Shqipëria dhe Sllovenia, njofton tanjug, transmeton koha.net.
Duke përkujtuar se krijimi këtij organizmi ka qenë propozim i vjetëm i kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berlin, ka thënë se rreth këtij propozimi çdo gjë është ende vetëm në nivel iniciative./koha