-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shqipëria, namin e keq. Maqedonia e Veriut, miliona nga kanabisi

Më të lexuarat

Maqedonia e Veriut është në listën e shteteve evropiane që kanë legalizuar kanabisin.

Që kur janë bërë ndryshimet ligjore më 2016, për të legalizuar industrinë e kanabisit, deri më tani janë regjistruar 23 kompani për prodhimin e kanabisit, prej të cilave, dy kompani prodhojnë vaj kanabisi.

Autoritetet qeveritare thonë se ky biznes pritet t’i sjellë ekonomisë përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit.

Por, kompanitë që kanë fituar licencën për prodhimin e kanabisit, kërkojnë që ligji sërish të pësojë ndryshime, me qëllim që ata të mund të eksportojnë lule të thata të kanabisit.

Në depot në Maqedoninë e Veriut, tashmë ka lule të thata të kanabisit në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Me ligj është i ndaluar eksporti i tyre.

Konstandin Dukovski, kryetar i Shoqatës së prodhuesve të kanabisit për qëllime mjekësore “Makkanabis”, thotë se Ligji për kontrollin e barnave dhe substancave psikotrope duhet të pësojë ndryshme.

“Me eksportin e lules së kanabisit, ne do të mund të arrijmë që më shpejtë të plotësojmë standardet që kërkohen në shtetet e zhvilluara të Evropës”, thotë Dukovski për Radion Evropa e Lirë.

Organizatat që përkrahin dekriminalizimin e kanabisit, thonë ndërkohë se është e padrejtë që kompanitë të kenë të drejtë të mbjellin kanabis, ndërkaq të sëmurëve të mos u lejohet të mbjellin sasi të vogla për nevoja personale.

OJQ-të shprehen mjaft kritike, duke thënës e shteti nuk e ka legalizuar këtë industri, por e ka privatizuar atë, duke iu dhënë leje vetëm personave të paracaktuar. Ato kërkojnë që Maqedonia e Veriut t’iu referohet praktikave të vendeve të zhvilluara evropiane dhe të krijojë më shumë lehtësia për mbjelljen e kanabisit me pakicë, për nevoja persona të personave që vuajnë nga kanceri.

Në industrinë e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore është e përfshirë edhe vetë familja e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

Kushëriri i tij, Trajçe Zaev, është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit