-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shqipëria, me moshën më të re në Evropë për blerje të alkoolit

Më të lexuarat

Një në gjashtë prindër në Britani ua lejojnë fëmijëve të tyre alkoolin para moshës 14 vjeçe, gjë e cila mund të ketë implikime të rrezikshme për të ardhmen, kanë thënë studiues nga Universiteti College i Londrës dhe Universiteti Shtetëror u Pensilvanisë.

Për më tepër, kjo ndodh më shumë tek prindërit e mirë-edukuar dhe të bardhë, shumë prej të cilëve besojnë se, duke ua prezantuar alkoolin fëmijëve në shtëpi, ata po i mësojnë fëmijët e tyre të pinë me kujdes.

Shumica e vendeve evropiane kanë limitin e moshës për të blerë alkool sikurse të Britanisë, 18 vjeç. Vendi me limitin më të ulët për blerje të alkoolit është Shqipëria, me 14. Ndërsa me 20 vjet, Islanda është me limitin më të lartë.

Në të dhënat e mbledhura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), disa vende bëjnë dallime mes alkoolit të blerë për t’u konsumuar në lokale dhe atij për t’u pirë jashtë lokalit. Në Finlandë, për shembull, të rinjtë mund të pinë brenda lokaleve në moshën 18 vjeçare, por nuk mund të blejnë pije alkoolike deri në moshën 20 vjeçe, transmeton Koha.net.

Në Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Holandë, Norvegji dhe Zvicër, limiti i moshës për verë dhe birrë dallon (është më i ulët) sesa ai për pijet alkoolike.

Në lidhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, studimi “Sjellja Shëndetësore në Fëmijët e Moshës Shkollore” (HSBC) shqyrton marrëdhëniet e fëmijëve me alkoolin. Ai studion incidencën e “dehjes së rregullt” në mesin e të rinjve. Në studim, të rinjtë janë pyetur nëse kanë pirë ndonjëherë aq shumë alkool sa që “janë dehur me të vërtetë”. Në moshën 15 vjeçe, përqindja e atyre që thanë se janë dehur 10 apo më shumë herë varionte nëpër Evropë.

Danimarka ka proporcionin më të lartë të 15 vjeçarëve që janë dehur së paku 10 herë: 20 për qind djem e 19 për qind vajza. Holanda ka përqindjen më të ulët: 3% djem e 1% vajza.

Në çdo vend, përveç në Spanjë (10% për qind djem dhe vajza) dhe Islanda (4%), ka dallim gjinor në rezultate. Kudo, përveç në Finlandë (14% vajza dhe 13% djem), proporcioni ishte më i lartë tek djemtë sesa te vajzat. Në Kroaci, kjo gjë është shumë e veçuar (djemtë: 15% dhe vajzat 4%).

Të dhënat sugjerojnë se ka shumë pak lidhje mes kufirit ligjor për blerjen e alkoolit dhe incidencën e dehjes në mesin e të të rinjve.

Alkooli në Islam është haram pa marrë parasysh moshën. Falënderimi i takon Allahut që na e ka ndaluar, pasi shumë mirë dihen efektet negative dhe të dëmshme për njeriun që vijnë si rrjedhoj e konsumit të alkoolit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit