2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SHQIPËRIA I KËRKON KINËS TA NJOHË KOSOVËN

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, takoi sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Yang Jiechi.

Panariti siguroi palën kineze për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, në rritjen e investimeve kineze në Shqipëri.

Me tej, ai vlerësoi progresin e arritur nga Republika Popullore e Kinës, sidomos në fushën ekonomike, shkruan “Shekulli”.
Më pas ministri Panariti përsëriti dëshirën që Republika Popullore e Kinës, duke patur një rol shumë të madh në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare, të luajë rolin e saj në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve, u shpreh se ato janë mjaft premtuese, jo vetëm për shkak të traditës, vullnetit politik, por edhe për faktin që realiteti i zhvillimeve të vendeve tona ofron një potencial të madh për ta ngritur këtë bashkëpunim, sidomos në fushën ekonomike, në një stad të ri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit