1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqipëria është në alarm si pasojë e kushteve të këqija atmosferike (Video)

Më të lexuarat

Shqipëria është në alarm si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Sipas burimeve zyrtare, situata paraqet rrezikshmëri të lartë në disa zona të jugut, ku dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Drin, Gjanica, Osum dhe Shkumbin kërcënon për një katastrofë natyrore. Situata është përkeqësuar pasdite në qytetin e Vlorës, ku vërshimi i lumit Vjosë ka çarë argjinaturë e urës së Mifolit, duke përmbytur 10 shtëpi në këtë zonë.

Në kushtet e përmbytjeve të qindra hektarëve tokë e dhjetëra shtëpive, Shtabi i Emergjencave vendosi për evakuimin e detyrueshëm të banorëve. Janë evakuuar deri më tani rreth 70 familje në Komunën e Novoselës, në urën e Mifolit po në Vlorë, në Urën Vajgurore në Berat, Memaliaj etj., ndërsa 120 të tjerë pritet të evakuohen nga forcat e policisë.

 

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një lidhje telefonike për A1 Report dha alarmin për përkeqësim të situatës i bëri apel banorëve, veçanërisht atyre që ndodhen pranë lumenjve, që të largohen nga shtëpitë për të shmangur katastrofat në jetë njerëzish.

 

Ministri Edmond Panariti, i cili kryeson nga terreni Shtabin e Emergjencës në Ministrinë e Bujqësisë, paralajmëroi rrezikshmëri të lartë në orët e pasdites si pasojë e parashikimeve për reshje të dendura shiu gjatë orëve të mbrëmjes. Ai deklaroi se po punohet jo vetëm për shpëtimin e jetëve të njerëzve, por edhe të bagëtive. /Shqiptarja/

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit