1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shqipëria dhe Italia s’kanë kërcënime, por nuk i përjashtojnë sulmet terroriste

Më të lexuarat

Ministrat e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Anxhelino Alfano thanë se po punojnë shumë ngushtë mes tyre dhe me tërë Ballkanin Perëndimor kundër çdo shfaqejeje të terrorizmit dhe radikalizimit Denion Ndrenika Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit u pohua se është shqetësim nga Shqipëria dhe Italia disa minuta më parë. Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, italiani Anxhelino Alfano dhe mikpritësi Saimir Tahiri ia pohuan medias këtë shqetësim pas takimit që zhvilluan në Tiranë. Por, ministri Alfano theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim serioz, ndonëse pohoi se meqë Roma dhe Italia prej vitit 2001 bëjnë pjesë në koalicionin që lufton terrorizmin, “jemi të vetëdijshëm që bëjmë pjesë edhe në atë komunitetet që mund të jetë në shenjestër të këtyre akteve terroriste”: “Ne nuk kemi asnjë kërcënim konkret dhe as ndonjë sinjal për organizim të mundshëm të ndonjë atentati. Por kjo nuk na bën të ndihemi të qetë”. Zoti Alfano theksoi gjithashtu se “niveli ynë i alarmit është shumë i lartë” përsa i përket siç tha “ndjeshmërisë dhe gatishmërisë”. “Për këtë arsye ne kemi marrë masa për të ruajtur të gjithë objektivat që mund të jenë në jenë në shënjestër të këtyre akteve terrorist, në mënyrë akoma më më efikase krahasuar me periudhën e mëparshme”. Ministri Alfano i dha përgjigje edhe pyetjes mbi valëvitjen në Vatikan të flamurit të terroristëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (apo Levantit (ISIS/ISIL): “Ai flamur i zi që valëvitet mbi kupolën e Vatikanit nga i vetëshpalluri Khalif mund të interpretohet në mënyrën që ata duan ta interpretojnë”. Ministri Saimir Tahiri pohoi që në fillim se me zotin Alfano u adresua ajo që e quajti “çështje që është në rendin e parë të prioriteteve për ne, për rajonin por edhe për të gjitghë vendet e Bashkimit Europian”: Domosdoshmëria për koordinimin konkret mes vendeve tona në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorizimit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit