0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shqipëria 3.3 miliardë euro buxhet për vitin 2017

Më të lexuarat

Projektbuxheti i vitit 2017 ka marrë miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa shume shpejt pritet të marrë miratimin në qeveri për ti kaluar më tej diskutimeve në komisionet parlamentare.

Sipas draftit të hartuar nga ministria e Financave, të ardhurat e parashikuara për vitin e ardhshëm në buxhet janë 436 miliardë lekë (afër 3.3 miliardë euro), shpenzimet parashikohen 467.1 miliardë lekë duke llogaritur një defiçit buxhetor prej 31.1 miliardë lekë.

Ministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar si buxhetin më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj rendit edhe disa nga treguesit e tij.

Sipas tij, është buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013. Kreu i financave publike shprehet se është buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e decentralizimit dhe reforma e ujit.

Ahmetaj thotë se është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!

Ai thote , është buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.

“Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%! Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite! Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)! Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal!”, shkruan Ahmetaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit