Zjarri i rënë mbrëmjen e së enjtes në një pyll në fshatin Belishovë të Mallakastrës vazhdon ende me përmasa të mëdha.
Mësohet se deri në orët e mbrëmjes së të premtes janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, transmeton Top Channel.
Në vendngjarje ndodhen 7 zjarrfikëse dhe rreth 100 forca policie, të cilët po punojnë për lokalizimin e flakëve që favorizohen nga era.
Zjarri në Belishovë të Mallakastrës mendohet të ketë rënë për shkak të temperaturave të larta.