3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shqipëri: Shkalla e papunësisë, 12.8 për qind

Më të lexuarat

Numri i të papunëve në vend duket se, sipas shifrave të INSTAT, ka pësuar rënie. Statistikat e fundit tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor numri mesatar i të papunëve të regjistruar është 141 755, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9 038.

“Shkalla e papunësisë së regjistruar në tremujorin e katërt 2012 është 12.82 për qind”, thuhet në publikimin e INSTAT. Në një vëzhgim më të përgjithshëm sipas sektorëve rezulton që tregu i punës ka pësuar një rritje të lehtë. “Punësimi total u rrit me 0.5%, krahasuar me 3-mujorin paraardhës, dhe me 1.7% krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. Kjo rritje u shkaktua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor”, vlerëson INSTAT.

Si transmeton Panorama, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori privat jobujqësor, i cili, sipas shifrave, gjatë tremujorit të fundit të 2012-s pësoi një rritje me 2% nëse e krahasojmë me një tremujor më parë, dhe në nivelin 6.7% në terma vjetorë. Rënie të lehtë të punësimit me 0.4 për qind ka pësuar vetëm sektori shtetëror, por kjo nëse krahasimi bëhet në terma tremujorë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit