4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqipëri: Pornografia me të mitur

Më të lexuarat

Bashkëpunimi mes Policisë Postare Italiane, nën koordinimin e Prokurorisë së Salernos dhe hetuesisë shqiptare ka çuar në sekuestrimin e disa materialeve informatike të gjetuara në Shqipëri, në gjashtë banesa të kontrolluara nga forcat e rendit si dhe në bllokimin e disa siteve shqiptare.

Në një komunikatë shtypi bëhet e ditur se operacioni ndërkombëtar kishte nisur në bazë të padisë së një nëne italiane pasi e bija 14-vjeçare ishte kërcënuar me jetë nëse nuk realizonte video erotike.

Për një kohë të gjatë ajo i është nënshtruar kërkesave që i kanë ardhur nëpërmjet postës elektronike, por kur ka ndërprere çdo kontakt, fotot dhe filmimet e saj janë shpërndarë në forume dhe rrjete sociale.

Policia Postare Italiane ka zbuluar se mesazhet kërcënuese i kanë mbërritur të miturës nga komputera te lidhur me servera shqiptare.

Për këtë arsye, hetimet kanë filluar edhe ana e prokurorisë së Tiranës së cilës i ka mbërritur një letërporosi nga pala italianë më tre janar të këtij viti. Në të bëhej kërkesë për bashkëpunim juridik për të bllokuarveprimtari kriminale të pornografisë me të mitur, vepra që dënohen edhe nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Megjithëse, nuk është bërë i ditur emri i personave të akuzuar, në përfundim të operacionit të kryer në ditët e fundit të korrikut, është arritur të zbulohet dhe bllokohet kjo veprimtari. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit