1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqipëri, ndihma nga Turqia për familjet në nevojë

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë ndihma në pako ushqimore për familjet në nevojë në Tiranë, me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë shpërndarjes së ndihmave për familjet që kanë anëtar me aftësi të kufizuara në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë, ishte i papranishëm ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, përfaqësues të TDV-së, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Ambasadori Yörük, gjatë fjalës së tij përshëndetëse uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit.

“Ju uroj gëzuar muajin e madhërishëm të Ramazanit. Shpresoj të arrini sa më shumë Ramazanë të tjerë si ky. Ju uroj paqe dhe mirësi të gjithëve”, deklaroi ambasadori Yörük.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Shefqet Taku, në fjalën e tij falënderoi ambasadën turke, shoqatat dhe shtetin e Turqisë për ndihmat e ofruara.

Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë për këtë vit me rastin e muajit të Ramazanit në Shqipëri do të shpërndajë 900 pako ushqimore.

Ndihmat shpërndahen në qytetet Tiranë, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Pukë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit