3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqipëri, mbahet takimi i të diplomuarve në Turqi

Më të lexuarat

Në aktivitet ishin kryetari i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, etj.

 Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është organizuar takimi i shqiptarëve të diplomuar në Turqi, organizuar në kujdesin e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në bashkëpunim me Shoqatën e të Diplomuarve në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë sot u inaugurua edhe Shoqata e të Diplomuarve në Turqi, ndërsa të pranishëm në aktivitet ishin kryetari i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, etj.

”Ballkani i fuqishëm nënkupton Turqinë e fuqishme”

Kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje se që nga viti 2012 po ofrojnë bursa, të quajtura “Bursat e Turqisë” për mijëra të rinj pothuajse nga çdo vend i botës dhe se i presin si mysafirë ata në Turqi.

Duke nënvizuar se marrëdhëniet e viteve të fundit në mes liderëve të dy shteteve kanë kontribuar në masë të madhe në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, Eren tha se “Interesimi dhe lidhja e Turqisë me Ballkanin dhe sidomos marrëdhëniet me Shqipërinë janë marrëdhënie të dy shteteve mike. Nuk është e mundur që të ndash Turqinë nga Shqipëria për nga historia”.

Ai më tej rikujtoi se Shoqata e të Diplomuarve në Turqi ka një zyrë aktive në Tiranë, ku theksoi se “Ne duam që kjo shoqatë të përqafojë sa më shumë të diplomuar”.

Duke vënë në dukje se si YTB në vitin 2017 kanë zhvilluar rreth 50 takime, Eren tha se “Aktualisht kemi 22 shoqata të të diplomuarve në 19 shtete. Shpresojmë se deri në fund të vitit 2019 të rrisim në më shumë se 50 numrin e Shoqatave të të Diplomuarve”.

Eren po ashtu theksoi se Shqipërinë e shohin si kala të stabilitetit në Ballkan. “Shqipëria e fuqishme nënkupton një Ballkan të fuqishëm. Dhe Ballkani i fuqishëm nënkupton Turqinë e fuqishme. Ne jemi në dijeni të kësaj”, tha ai. “Ne aktualisht si institucion po ofrojmë bursë në Turqi për 17 mijë e 455 studentë ndërkombëtarë nga 160 shtete të botës”, shtoi Eren.

”Do të vazhdojë kjo rrugë që ka për qëllim formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët”

Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se edhe pse Turqia nuk ka një kufi fizik me Shqipërinë, ky shtet është “fqinj shpirtëror”. “Do të vazhdojë kjo rrugë e cila ka për qëllim formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët me projekte konkrete, duke marrë frymëzim nga e kaluara”, tha ai.

Duke shprehur bindjen e tij se Shoqata e të Diplomuarve në Turqi do të ofrojë kontribute të rëndësishme në punët e Ambasadës, Yörük tha se janë të sigurt se do të diversifikojnë dhe do të thellojnë në kuptim shumë më të mirë marrëdhëniet në mes dy shteteve, të cilat po zhvillohen në një trend pozitiv.

“Ju në të vërtetë po i përbëni këmbët kryesore të urës në mes të Turqisë dhe të Shqipërisë dhe ne si përfaqësues të Ambasadës së Turqisë duam që t’ju shohim gjithmonë afër dhe brenda ambasadës sonë. Sepse ne ju vlerësojmë si një pjesë e jona”, shtoi ai.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Xhemal Gjunkshi, deklaroi se Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat bazohen në shekuj. Ai tha se vitin e kaluar në Stamboll në kuadër të YTB-së kanë realizuar një takim dhe se kanë gjetur mundësinë e takimit me miqtë e vjetër.

Duke theksuar se kjo platformë ka mundësuar përfitimin e miqësive ndërkombëtare, Gjunkshi tha se “Dua të falënderoj Qeverinë e Turqisë dhe sidomos presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e ofruar për neve, në mënyrë të vazhdueshme dhe të plotë. Ky arsimim është mundësuar me taksat e shtetasve të Turqisë. Me këtë rast shprehi mirënjohjet e mia të thella për gjithë popullin turk”.

Kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi nga Shqipëria, Egert Haxhiu, rikujtoi se deri tani rreth 3 mijë qytetarë të Shqipërisë janë arsimuar në Turqi. “Në emër të të diplomuarve në Turqi shprehim mirënjohjet tona për YTB-në e cila ka mbështetur studentët shqiptarë me bursë dhe me kushte tjera të ofruara, si dhe njerëzit e dalluar dhe shumë të vlefshëm të Turqisë, shtet mik dhe vëlla”, u shpreh Haxhiu.

Synohet që ky takim të kthehet në një traditë, që të mbledhë së bashku të diplomuarit në universitete të ndryshme të Turqisë me qëllim forcimin e lidhjeve mes tyre, por edhe për të dhënë kontribut për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Të diplomuarit në Turqi kanë arritur suksese në fusha të ndryshme në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit