Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në muajin e gjashtë të shtatzanisë, e cila priste të lindte fëmijën e saj të tretë, për motive xhelozie.
33-vjeçarja Manushaqe Çeliku është vrarë nga bashkëshorti i saj Shkëlqim Çeliku, 34 vjeç në Orikum të Vlorës.
Sipas të dhënave të para që zotëron policia vrasja ka ndodhur brenda në banesën e tyre për motive xhelozie.
Po sipas të njëjtave burime burri e ka masakruar gruan me grushta, sqepar dhe thikë./Ind/kohaislame