2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqetësime për sigurinë e jetës dhe pronës në vend

Më të lexuarat

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka shprehur shqetësimin e tij pas rasteve të shtuara të vrasjeve, veçmas në Regjionin e Dukagjinit, si dhe ngjarjeve të njëpasnjëshme të kërcënimeve dhe djegies së shtëpive të pjesëtarëve të komunitetit serb në Komunën e Klinës si dhe djegies së disa lokaleve të një pronari rom dhe dy pronarëve shqiptarë në Komunën e Gjakovës.
Përmes një deklarate për media, Kurteshi thekson se këto raste konfirmojnë faktin se siguria e jetës dhe e pronës mbetet segment i brishtë në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë vizituar tri komunat që kohëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Pejë, Gjakovë dhe Klinë. Ata kanë takuar zyrtarët komunal, përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të sigurisë edhe qytetarët me të cilët kanë biseduar lidhur me shqetësimet që ata kanë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, avokati i popullit thekon se vrasjet, dhuna, dëmtimi i pronës dhe kërcënimet si mënyrë e zgjidhjes së konflikteve konfirmojnë edhe njëherë se sistemi i drejtësisë dhe i sigurisë në vend po tregohet i pafuqishëm në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarit.

Angazhimi më efikas i organeve për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në identifikimin e kryerësve të veprave kriminale dhe vënia e tyre para organeve të drejtësisë, është veprim i domosdoshëm, jo vetëm për të zbardhur rastet që kanë ndodhur, por edhe për të parandaluar aktet e tilla dhe për të ndikuar në sigurinë e përgjithshme në vend./Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit