3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Shprehu” ndihmoi që të synetohen 50 fëmij të varfër

Më të lexuarat

rganizata “Shprehu” për herë të parë këtë vit organizoi me sukses synetimin falas të afro 50 personave nga rajoni i komunës së Sarajit.
Sipas kësaj organizate prioritet ka pasur synetimi falas i djemve të vegjël që vijn nga familjet e varfëra dhe jetimët.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Bekim Rexhepi deklaroi se projekti i synetimit u organizua me shumë sukses dhe familjarët janë tepër të kënaqur nga shërbimi.
“ Është kënaqësi e madhe kur ju ndihmon fëmijëve të varfër. Në fshatrat e Sarajit ka prind që nuk mund të bëjnë pagesën e një synetimi, andaj ne vendosëm që këtë vit, këtyre fëmijëve t’ju ndihmojm aq sa kemi mundësi dhe synetimi të bëhet falas nga dy kirurgët shqiptar nga Shkupi”, ka deklaruar, Rexhepi duke shtuar se ky projekt ka mbaruar për këtë vit.
“ Projekti mbaroi deri më 20 gusht të këtij viti. Shpresojm se edhe vitin e ardhshëm do të bëjm një organzimim të këtill. Personalisht falemenderoj dy kirurgët shqiptar që bënë punën e tyre në mënyr profesionale dhe me punën e tyre kanë mbetur të kënaqur shumë familjet e fëmijëve që janë bërë synet”, ka deklaruar mes tjerash përfaqësuesi i kësaj organizate, Bekim Rexhepi.
Ndryshe, synetimi është bërë në Poliklinikën Merkur në Saraj ku kirurgët shqiptar janë në dispozicion. Për më shumë informata paraqituni në tel.070-888-136

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit