0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shprehja: “Mos më shtyftë Zoti në gjynah”

Më të lexuarat

Pyetja:
Es selam alejkum!
Kemi një fjalë që më duket se është shumë gabim, kur themi “Mos më shtyftë Zoti në gjynah”, për shembull kur shohim ndonjë gjë që nuk na pëlqen ose ndonjë send tjetër s’di sa po mundem ta shpjegoj.

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Është një parim i njohur në metodologjinë islame, karshi termeve dhe nocioneve që mund ti përdorin njerëzit. Parimi është se para se të gjykohet ndonjë shprehje apo term, se është i pranuar ose i papranuar, duhet të hulumtohet se çfarë aludon ajo shprehje. Ky rregull është zbërthyer shumë mirë në lëmin e akides (besimit), nga dijetarët e Ehli Sunetit.

Në këtë formë edhe këtë shprehje para se ta gjykojmë se lejohet, respektivisht ndalohet, duhet ta kuptojmë se çfarë kanë për qëllim njerëzit me këtë shprehje.

Nga ajo që ne dimë është fakti se rëndom njerëzit e përdorin këtë shprehje nëse gjatë bisedës, përmendin ndonjë çështje që mund të jetë e ndaluar (sikurse gibeti, përshkrimi i karakterit jo të mirë i dikujt, përshkrimi i një situate…) ose kur shohin diçka jo të mirë, ose edhe në situata kur janë para ndonjë akti që mund të jetë i ndaluar (haram) ta bëjnë ose ajo punë të jetë e përzier me haram dhe kështu me radhë. Në këto situata ata thonë “Zoti mos më shtyftë në gjynah”, si lutje ndaj Zotit të Madhërishëm, që për atë gjë ose veprim mos të bien në mëkat. Pra është lutje e cila ka ardhur në mënyrën dëftore, mirëpo ka kuptimin e lutjes që nënkupton: “O Zot mos më bëj të mëkatoj”. Lutja në këtë formë përdoret edhe për raste tjera sikurse, nëse vdes dikush themi: “Allahu e mëshiroftë” dhe kuptimi është: “O Allah mëshiroje atë”.

Prandaj nga ajo që e përmendëm më lartë, nuk mendojmë se ka ndonjë të keqe të përdoret kjo shprehje, pasi që e ka kuptimin e lutjes (duasë). Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit