Pyetja:
A lejohet të thuhet: Zoti ka thënë: “Ti ruaju pak, Zoti të ruan shumë”?
***
Përgjigja:
Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” Araf: 33
Fatkeqësisht, një shprehje të tillë kohëve të fundit po e dëgjojmë mjaft shpesh, madje edhe tek praktikuesit e fesë megjithëse kjo shprehje nuk ka bazë në Kuran apo në hadithet e të Dërguarit të Allahut [ﷺ] dhe si e tillë është e ndaluar të përdoret.
Allahu e di më së miri.
Dr. Muhammed el Arifi, “Kënaqu me jetën tënde”