Në artikullin e mposhtën do të ju prezantojmë disa mënyra se si t’i shtoni gjasat për një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.
Të gjitha këto shprehi, të cilat ju mund t’i aplikoni gjatë përditshmërisë tuaj, janë dhënë nga ekspertë të njohur në revistat botërore të shëndetit.
1. Hani çdo mëngjes
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët në mëngjes konsumojnë më shumë vitamina dhe minerale, dhe më pak yndyrë dhe kolesterol, janë më të dobët, pasi që gjasat për ta tepruar ushqimin janë më të pakta.
Po ashtu, ata janë në një rrezik më të vogël për të fituar diabet, në krahasim me ata që nuk hanë aspak.Preferohet që për mëngjes të merrni produkte të drithërave.
Është vërejtur se si mentalisht edhe fizikisht, më mirë janë ndjerë ata njerëz të cilët më së shpeshti kanë ngrënë drithëra për mëngjes, krahasuar nga ata që këtë e kanë bërë më rrallë.
Për fëmijët, mëngjesi është i një rëndësie të veçantë. Është e patjetërsueshme që fëmijët në shkollë të kenë përqendrim të mjaftueshëm dhe të arrijnë rezultate të mira në vlerësim.
Ekspertët preferojnë që mëngjesi të përmbajë edhe karbohidrate, proteina dhe një sasi të vogël të yndyrës. Ata thonë se duhet të ushqehemi në mënyrë të llojllojshme, pasi që asnjë ushqim i veçantë nuk i përmban të gjitha përbërësit e nevojshëm.
Edhe pse është e njohur që organizmi ka shumë dobi nga mëngjesi, shumë njerëz gjejnë plot arsye për të pirë kafe, ndërsa e tejkalojnë mëngjesin. Më së shpeshti arsyetohet me atë se nuk kanë kohë dhe se nuk janë të uritur. Edhe për këtë ka zgjidhje; mund të bëni një sandviç (që nuk zgjat shumë) dhe ta merrni atë në punë. Kur pas një apo dy orësh bëni pauzë ose lexoni e-mailat, gjatë këtij aktiviteti mund njëkohësisht edhe të hani mëngjes.
2. Hani peshq dhe acide të pangopura yndyrore
Përveç asaj që është një burim i mirë i proteinave, peshku përmban edhe acide yndyrore të pangopura, të njohura si Omega-3, për të cilat është dëshmuar se ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Ushqime të ndryshme si soja, farat e linit dhe arrat përmbajnë acidin alfa-linolenik, i cili në trup shndërrohet në omega-3. Omega-3 po ashtu ngrit sistemin tonë imunostimulues dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga alergjia, ekzemat si dhe astma.
3. Flini mjaftueshëm
Trupi juaj duhet të ketë mjaft kohë që të pushojë, përndryshe do të ndjeheni të lodhur dhe të përgjumshëm. Sipas hulumtimeve më të reja, më shumë se dy të tretat e njerëzve të rritur vuajnë nga disa çrregullime të gjumit.
Nuk ekziston kohë e caktuar (mesatarisht 7-8 orë max), e nevojshme për pushimin e organizmit. Vlerësojeni vet nevojat tuaja dhe respektojini.
4. Krijoni lidhje shoqërore
Por si? Zgjidheni vetë. Anëtarësohuni në ndonjë organizatë joqeveritare ose humanitare. Ndiqni ndonjë kurs gjuhe, ose të ngjashëm. Anëtarësohuni në ndonjë klub sportiv. Për cilin do opsion që përcaktoheni, me rëndësi të jeni në mes të njerëzve. Aktivitetet sociale janë të mira për shëndetin tuaj psikik, thonë studimet më të reja në magazinat amerikanë të shëndetit.
Lidhja shoqërore do t’ju sjellë këto dobi:
– Shkëmbim të informatave. Për çfarë mund t’ju ndihmojë kjo? Për shembull, mund të ndodhë që të merrni këshilla të ndryshme shëndetësore. Mendimet e huaja ndonjëherë mund t’ua shpëtojnë edhe jetën.
– Ndihmë në shtëpi. Kur keni nevojë për përkrahje, miqtë dhe familja mund t’ua sigurojnë këtë, ndërsa këtë mund ta bëjnë edhe me ndonjë ndihmë konkrete, si për shembull të gatuajnë, të pastrojnë, blejnë artikuj ushqimorë etj.
– Përkrahje emocionale. Kur e ndani problemin me dikë të afërt, kjo mund t’ju lehtësojë shumë.
– Ndjenja e të qenit i rëndësishëm. Kjo ndjenjë është shumë e rëndësishme për shëndetin psikik dhe për parandalimin e ankthit dhe depresionit.
5. Stërvituni për shëndet të mirë
E dimë se aktiviteti fizik ka shumë përparësi dhe anë të dobishme për shëndetin tonë. Do t’i numërojmë dobitë konkrete nga aktiviteti fizik:
– ndihmon në ruajtjen e masës së duhur të trupit
– i ruan të shëndetshëm eshtrat dhe muskujt
– ul rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut dhe diabetit
– ndihmon që të ndjeheni mirë psikikisht
– ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
– ul rrezikun e vdekjes së parakohshme.
6. Kujdesuni për higjienën e dhëmbëve
Nëse çdo ditë i pastroni dhëmbët me pe për dhëmbë, kjo mund ta zgjatë jetën tuaj.
Gjithnjë e më shumë ekspertë pajtohen se higjiena e dhëmbëve është e rëndësishme jo vetëm për hapësirën e gojës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm. Bakteret të cilat krijohen në dhëmbët e dëmtuar mund që të ndikojnë negativisht në gjithë organizmin dhe veçanërisht në punën e zemrës.
Jeta përbëhet nga shprehitë. Andaj, përcaktohuni për më të mirat