3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shpjegimet e një diplomati: a fshihet islamofobi pas “Jo”-së së Macronit për negociatat?

Më të lexuarat

Në një analizë të publikuar në portalin e njohur Politico, ish-ministri portugez për Çështjet Evropiane, Bruno Maches kritikoi ashpër qëndrimet e politikës së jashtme të Presidentit francez Emmanuel Macron, duke thënë se motivi kryesor pas tyre është Islamofobia.

“Macron thotë se dëshiron më shumë ndikim gjeopolitik nga Evropa, në gjendje të përmbushë sfidat e një bote gjithnjë e më të rrezikshme. Por kjo është arsyeja pse është e vështirë të shpjegohet vendimi i tij për të bllokuar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, duke ia dhënë kështu Ballkanin Perëndimor Rusisë dhe Kinës në një pjatë argjendi”, thotë Maches.

Ai pastaj kujton se gjatë fushatës së tij presidenciale, Macron mbrojti një kthim në vlerat themelore evropiane liberale, dhe sot krenohet me një miqësi të re me autokratin hungarez Orban.

“Presidenti francez ka pohuar dikur që Moska po promovon një botëkuptim që është në kontrast të mprehtë me atë që përfaqëson BE-ja. Sot, Macron thotë se dëshiron të afrohet drejt Rusisë dhe të ndërtojë një arkitekturë të re të sigurisë më të përafruar me interesat e Kremlinit”, thekson diplomati portugez në shkrimin te Politico.

Duke theksuar se këto ndryshime janë konfuze, ish-ministri portugez pyet se cila është arsyeja kryesore që qëndron pas qëndrimeve të tilla të Macron?

“Pse Franca bllokoi negociatat me Ballkanin Perëndimor? Macron argumentoi që procesi i pranimit duhet të reformohet, por nuk dha ndonjë sugjerim se si ta reformojë atë. Kjo ka bërë që shumë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore të arrijnë në një përfundim të përbashkët për arsyen e vërtetë të kundërshtimit të Macron ndaj Shqipërisë, si një vend me shumicë muslimane, dhe për Maqedoninë Veriore, si një vend me një pakicë të madhe(muslimane) dhe aktive në politikë. Dhe nuk janë të gabuar. Duke parë nga afër, nuk është e vështirë të vësh re islamofobinë, e cila shtrihet nën sipërfaqen e vendimeve të fundit të politikës së jashtme të Macron”, shton autori.

Bruno Maches më pas i qaset dhe deklaratës së Macron mbi Bosnjën, të cilën e përshkroi si një “bombë”, sipas tij, për shkak të kthimit të xhihadistëve.

“Nëse gjashtë ose shtatë herë më pak luftëtarë shkuan në fushën e betejës siriane sesa Franca, dhe përkundër shumicës dërrmuese të tyre gra dhe fëmijë, Bosnja, si një nga lulëzimet e civilizimit islam në Evropë, u veçua prej Macron. Milorad Dodik, një anëtar aktual serb i Presidencës boshnjake, menjëherë shprehu mbështetjen e tij të fortë ndaj presidentit francez. Kjo nuk befasoi askënd, pasi ai ka thënë gjëra të tilla për një kohë të gjatë”, shkruan ish-ministri portugez.

Ai shton se “Macron mund të mos besojë më se Islami mund të përshtatet dhe se perspektiva e një komuniteti të madh jo-asimilues musliman e frikëson atë më shumë se çdo gjë.”

“Kjo është shumë e mundur. Macron kohët e fundit dha një intervistë për një revistë radikale të krahut të djathtë, në të cilën ai përmendi rastin e një gruaje të mbuluar, e cila ishte poshtëruar publikisht nga një politikan nacionalist, pa treguar ndonjë ndjeshmëri për gruan. Eshtë gjithashtu e mundur që Macron të nxitet nga motive të brendshme politike përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Ndoshta Franca vetë ka shkuar aq larg për çështjen e Islamit, që Macron të ndihet i tunduar – ose i domosdoshëm – të luajë përgjatë kësaj linje. Në çdo rast, islamofobia, qoftë filozofike, kulturore apo strategjike, mbetet akoma islamofobi”, përfundon Maches. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit