-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpiket kremi i cili i heqë tatuazhet

Më të lexuarat

Një krem i ri për fshirjen e tatuazheve premton se mund të zhdukë ngjyrën, nuk shkakton dhembje dhe kushton vetëm 3 funte angleze.

Një student kanadez ka krijuar një metodë të re për heqjen e tatuazheve që mund t’u shpëtojë njerëzve shumë para dhe këtë duke mos u shkaktuar dhimbje.

“Ne nuk i synojmë qelizat normale të lëkurës, kështu që nuk do të keni inflamacion. Në fakt, bazuar në procesin të cilin aktualisht përdoret, ne besojmë se ai shkakton inflamacion”, thotë Alec Falkenham.

Si punon?

Kur bëhet një tatuazh, ngjyra injektohet në lëkurë. Kjo shkakton një përgjigje imune dhe qelizat e quajtura “makrofagje” lëvizin në zonën e ngjyrës dhe e gëlltitin atë, transmeton Lajmi.net.

Kremi i Falkenham shënjestron ato duke bërë që mikrofagjet e reja të arrijnë të konsumojnë ato të vjetrat të cilat janë të mbushura me ngjyrë, duke bërë kështu që tatuazhi ngadalë të zbehet.

Kremi pritet që të dal në shitje së shpejti me emrin e tij zyrtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit