-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpikësi i butonit ‘like’ në Facebook, tregon pse nuk e bëri butonin ‘dislike’

Më të lexuarat

Nëse butoni ‘like’ në Facebook është një ikonë kulturore, atëherë butoni ‘dislike’ është një mit i internetit. Mijëra njerëz e kanë kërkuar atë dhe miliona të tjerë kanë qenë të pavendosur për të.

Arsyeja pse nuk u krijua asnjëherë butoni ‘dislike’, sipas shpikësit të butonit ‘like’, është se nëse do t’u jepej fuqia njerëzve të shprehin saktësisht atë çfarë mendojnë për një link, foto, status ose koment, do të rezultonte në atë që ai e quan “pasoja fatkeqe”.

Duke folur për Tech Radar, Bret Taylor tha se nevoja për një buton ‘dislike’ ishte debatuar gjatë krijimit të butonit ‘like’, transmeton. “Arsyeja pse ne e lansuam butonin ‘like’ ishte që njerëzit të pajtohen me diçka që dikush e ka bërë, duke mos pasur nevojë që të thonë diçka”, thotë Taylor.

Ai shpjegoi se një buton ‘dislike’ nuk do të funksiononte kurrë në të njëjtën mënyrë siç funksionojnë komentet negative.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit