4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shpifjet për “radikalizëm islam” pa bazë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministrja për evrointegrime e Maqedonisë ka deklaruar në një intervistë për televizion “Al Jazeera” se nuk mund të pranohen kualifikimet për terorrizëm dhe radikalizëm islamik në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

“Nuk pranojmë kualifikime të tilla, sepse mendoj se nuk duhet të prejudikohen gjërat e tilla. Ka proces, dhe nëse ky proces do të dëshmojë se është ashtu apo ndryshe, atëherë mund të flasim. Por të prejudikojmë, nuk është e pranueshme”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Teuta Arifi, duke komentuar akuzat e ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, për lidhjen e vrasjes së pesëfishtë me radikalizëm islamik dhe terrorizëm, në mesin e të arrestuarëves shqiptarë, që po mbahen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ajo ka shtuar se janë duke bërë përpjekje dhe insistime maksimale që procesi gjyqësor të jetë ashtu që askush të mos mbahet në burg pa argumente dhe dëshmi.

“Ne kemi qëndrimin tonë, kemi pasur disa takime partiake. Kemi pasur periudhë që ka qenë shumë e ndjeshme, si konflikte midis nxënësve, që kulmoi me vrasjen. Megjithë, organet hetuese duhet të gjejnë se kush qëndron pas vrasjes dhe kush janë kryerësit. Për këtë ne insistojmë, sepse nuk duam që të kolektivizohet përgjegjësia”, deklaroi Teuta Arifi, duke shtuar se nuk do të lejohen procese të montuara.  /INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit