0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Shpezët në Kuran: Pupëza e Sulejmanit (alejhi selam).

Më të lexuarat

Tregimet mbi Pejgamberët e Allahut gjithmonë kanë qenë librat e preferuara të besimtarëve, sidomos për të rinjtë të cilët jetën e personazheve kuranore e marrin si shembull të udhëtimit të suksesshëm të dynjasë…

Allahu i Madhërishëm në ajetin e fundit të sures Jusuf thotë: “Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes.” (Jusuf 111).

Në suren Neml gjejmë tregimin për pejgamberin e Zotit, Sulejmanin dhe babain e tij Davudin a.s. të cilëve Allahu u dha mirësi të shumta. Sulejmani a.s. ishte mbret dhe si çdo mbret kishte ushtri. Mirëpo, ushtria e tij përbëhej nga xhinët, shpezët dhe njerëzit. ”
E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendi. (Neml, 17).

Një ditë Sulejmani a.s. vizitonte ushtrinë. Së pari vizitoi xhinët dhe njerëzit, ndërsa më vonë edhe shpezët dhe kafshët dhe vërejti se mungon pupëza e cila quhej Marhala, përndryshe udhëheqës i shërbimit sekret në ushtrinë e Sulejmanit. Sulejmani u zemrua me mungesën e saj duke thënë: “Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).” (En-Neml, 21.)

Më tej mësojmë se pupëza erdhi dhe e njoftoi Sulejmanin për Belkisën, mbretëreshën e Sabes dhe popullin e saj që e adhuronin Diellin. Nuk do të ndalemi te ngjarja në fjalë, u propozojmë të lexoni suren Neml dhe komentimin e saj. Ajo për të cilën do të flasim është pupëza.

Personalisht, gjithmonë më ka interesuar se për çfarë shpendi bëhet fjalë, çfarë cilësi ka, ku jeton etj. Në vazhdim do të japim disa përgjigje konkrete për “agjentin sekret” të Sulejamnit a.s.

Qysh në Egjiptin e lashtë pupëzat janë pikturuar në muret e tempujve dhe varreve . Këto janë shpezë që janë të zakonshme në kopshtet dhe fushat e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore madje edhe në ato të Madaskarit.

Pupëza (lat. upupa epops) bën pjesë në familjen e upipdae, respektivisht coraciiformes. Në gjuhën arabe i thuhet Hud Hud, në anglisht Hoopoe, ndërsa në gjuhën tonë njihet si pupëza. Këto janë shpendët këmbëshkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë rozë të çelët, kanë një kreshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza. Në përgjithësi i shohim të vetme, ndërsa ushqehen duke shëtitur nëpër barë dhe tokë të zhveshur, duke kërkuar krimba me sqepin e saj të hollë. Ushqimi i preferuar i tyre janë insektet e mëdha dhe të fortë.

Pupëzat fluturojnë me ritëm të pabarabartë dhe u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë në një vend të lartë e ngrenë kreshtën. Mund të duken si fluturake të dobëta, mirëpo ata fluturojnë në distanca të mëdha. Megjithatë, qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe.

Pupëzat nuk kanë frikë nga njerëzit dhe shpesh folët i bëjnë në afërsi të tyre. Me vijat e tyre të gjëra, me sqepat e gjatë dhe të lakuar pupëza është nga zogjtë që shihet lehtë. Krahët bardh e zi, trupin ngjyrë kafe dhe me sqepin e gjatë këtë shpend nuk mund ta përziejmë me asnjë tjetër. Pupëza është një shpend shumë energjik, ndërsa si kuriozitete të veçanta në lidhje me të mund t’i përmendim:

1. Emrin e ka marrë sipas zërit të saj

Emërtimi i tij latin upupa e përshkruan zërin e saj up-up-up. Ky zë nuk është i vetmi që mund ta nxjerr pupëza.

2. Pupëza është shpendi nacional i Izraelit

Në maj të vitit 2008 në gjashtëdhjetë vjetorin e vendit, pupëza u zgjodh shpendi nacional i izraelit. U anketuan 155.000 qytetarë dhe pupëza e fitoi vendin e parë para Pycnonotus xanthopygos.

3. Pupëzat nuk bëjnë fole tipike

Pupëzat nuk bëjnë fole në degët e pemëve. Në vend të kësaj ato kërkojnë vrima në dru, shkëmbi dhe mure. Femra qëndrojnë në fole derisa vezët të dalin, ndërsa mundohen ta mbyllin folenë sa është e mundshme, duke lënë hapësirë vetëm mashkulli ta sjell ushqimin.

4. Pupëzat e vizitojnë Afrikën, Evropën dhe Azinë

Pupëzat bëjnë foletë dhe jetojnë në Izrael. Shpendët migruese gjatë dimrit ikin në Indinë Perëndimore dhe në Afrikën lindore dhe të mesme. Shumica e shpezëve evropiane dhe ato të Azisë Veriore migrojnë në vende të ngrohta ndërsa shpezët afrikane janë rezidente atje. Disa mund të humben dhe të shihen edhe në vende tjera. Disa mostra janë parë në Alaskë në vitin 1975.

5. Sqepi është aleati më i rëndësishëm i pupëzës

Sqepi i gjatë she pak i shtrembër i pupëzës i mundëson kërkimin e ushqimit nëpër bimë, gërmimin e tokës në kërkim të insekteve dhe ushqimin e të vegjëlve në mes të verës. Gjithashtu një sqep i tillë është i shkëlqyer në luftë për territor.

6. Fluturimi i saj është sikur i fluturës

Krahët e mëdha dhe të rrumbullakët të saj lëvizin sikur valët, duke u mbyllur në gjysmë të rrugës. Shpendët migruese kanë krahë mbresëlënës, ndërsa duke pasur parasysh distancat që kalojnë kjo është e nevojshme.

7. Meshkujt flirtojnë me femrat duke u ofruar ushqim
Këto shpezë kanë një ritual të çuditshëm të flirtimit. Mashkulli i dhuron një insekt për ushqim femrës dhe kjo njihet si “ritual kurorëzimi”. Si duket pupëza mashkull e di rrugën për tek zemra e femrës.

8. Pupëzat janë unik në familjen e tyre të shpendëve

Kushërinjtë e tyre më të afërt janë bletët, pupëzat e malit dhe bilbilat e ujit. Edhe pse i ngjajnë me të madhe pupëzës së malit sipas strukturës dhe qëndrimit, dallohen prej tyre sipas ngjyrës dhe veprimit. Përveç kësaj, për dallim nga pupëza e zakonshme e cila jeton e vetme, pupëzat e malit janë të shoqërueshme dhe tubohen nga 5 deri në 12.

Burimi: Akos.ba

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit