-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shpëtoi shumë aeroplanë, por edhe shumë jetë njerëzish – Abraham Wald, matematikani që “me laps e fletore” ndihmoi amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Duke treguar historitë e luftës, ne kemi një prirje të natyrshme të përqendrohemi sidomos në aksionet apo edhe në dramat në vijën e parë të frontit.

Heronjtë dhe dhuna kanë parë një mënyrë unike për të kapur vëmendjen njerëzore, duke na joshur me aspiratat e veta të heroizmit, ose frikën tonë të thellë në lidhje me vrasësit e botës.

Çështja është se, ndërsa fitohet një luftë, ose edhe një betejë, kërkohet lavdia për fuqinë dhe heroizmin e këtyre njerëzve.

Por jo të gjithë heronjtë janë ata që gjenden në vijat e para të frontit.

E tillë ishte historia e Abraham Wald, i cili jo vetëm që shpëtoi jetë të panumërta përgjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndihmoi në “mbijetesën” e shumë aeroplanëve, si rezultat edhe të shumë njerëzve.

Bëhet fjalë për njeriun i cili u lind në Austro-Hungarinë e atëhershme në vitin 1902.

Deri në vitin 1931, ai kishte përfunduar doktoraturën e tij në matematikë dhe megjithëse kishte një mendje analitike të talentuar, ai nuk ishte në gjendje të siguronte një pozicion në asnjë prej universiteteve të vendit të tij.

Kur nazistët pushtuan Austrinë në vitin 1938, Wald dhe familja e tij ikën në Shtetet e Bashkuara ku iu ofrua një pozicion në Komisionin Kërkimor Cowles në Ekonomi.

Megjithatë, nuk ishte shumë kohë para se ai të gjente veten duke përdorur aftësitë e tij matematikore për të ndihmuar në hartimin e strategjive më të mira në luftën kundër të njëjtit vend nga i cili dikur kishte ikur: Gjermanisë.

Wald shpejt bëri një emër për vete si një anëtar i Grupit Statistikor të Studimeve të Amerikës (SRG), ndonëse me ironi, ai ende konsiderohej një “imigrant potencialisht armiqësor”.

Wald, si rezultat i kësaj, nuk ishte i autorizuar të shikonte disa nga të dhëna të qeverisë amerikane.

Kontributi më i shquar i tij në përpjekjet e luftës, apo ndoshta më e thjeshtë për t’u shpjeguar, erdhi në formën e punës së tij mbi “mbështetjen e mbijetesës” së bombarduesve të rëndë amerikanë që fluturonin gjatë luftës mbi Evropë.

Wald u ngarkua me gjetjen e një mënyre për të rritur “mbijetesën e aeroplanëve”, por gjithsesi pa kompromentuar gamën e fluturimit ose manovrueshmërinë – duke “arnuar” të gjithë aeroplanin në shtresa të forta metali.

Pyetja që do të duhej të gjente përgjigje Wald ishte e thjeshtë: nëse mund të aplikonte vetëm forca të blinduara në pjesë të caktuara të aeroplanit, ku do ta bënte atë?

Kështu, ai dhe forcat aleate nisën mbledhjen e të dhënave. Ata shikuan në bombarduesit e kthyer B-29 dhe morën shënime se ku ishin goditur më së shumti.

Ata vunë re dhe vunë në dukje se bombarduesit vazhdonin të ktheheshin me hapësira të mbushura me vrima, me disa që madje përshkruheshin si “të djathit zviceran”.

Në fakt, bazuar në të dhënat që hartuan, bombarduesit amerikanë po merrnin goditje në trupin e aeroplanit, pothuajse dyfishi i normës që kishin marrë rreth platformave të motorit.

Pjesa tjetër e aeroplanit, duke përfshirë edhe krahët, panë edhe më shumë goditje sesa trupi, dhe madje sistemet e karburantit u goditën më shumë se motorët e tyre.

Vendimi dukej i thjeshtë, sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes: të vendosen forca të blinduara në trup.

Përveç krahëve, trupi i aeroplanit ishte duke marrë më shumë goditje se çdo pjesë tjetër e aeroplanit, dhe ndryshe nga krahët, strehonte pajisje integrale si dhe ekuipazhin.

Ishte gjithashtu e gabuar, dhe Wald e dinte pse. Ai i shpjegoi Departamentit të Mbrojtjes se gjëja e duhur për t’u bërë ishte të zbatohej “arna” shtesë në vendet ku vrimat nga goditjet nuk ishin, në vend të vendeve ku u regjistruan një numër i madh vrimash.

Për shkak se të dhënat ishin përpiluar nga aeroplanët e mbijetuar, dhe për këtë arsye përfaqësonin konkluzionin e kundërt të grupit të të dhënave, në lidhje me problemin në fjalë.

Kjo pasi që, sipas të dhënave, do të thotë se ata mund të përballonin sulmet në ato pjesë dhe të mbeteshin në ajër, siç tregonin të dhënat.

Rekomandimet e Wald u miratuan shpejt, dhe premisa themelore është ende e vendosur në blindimin e aeroplanëve ushtarakë amerikanë deri në ditët e sotme.

Mund të thuhet se është e pamundur të dimë sa jetë të pilotëve u shpëtuan në sajë të qasjes akademike të Abraham Wald, dhe as nuk mund të dimë se sa objektiva, thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane, u arritën me sukses falë mbajtjes së aeroplanëve amerikanë në ajër nën zjarrin e armikut.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: përpjekjet e luftës kërkojnë një lloj heroizmi të cilin ne të gjithë e dimë, sakrificën në vijën e frontit, por shpeshherë heroizmi mund të vije vetëm duke përdorur një kombinim të gjithë atyre guximeve dhe lavdisë së bashku me një përpjekje të përbashkët, akademike, të hartuar rreth një tavoline të mbuluar nga lapsat dhe faqet e fletoreve. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit