Policia turke ka arrestuar të premten një të dyshuar për aktivizimin e mjetit shpërthyes në një automjet pranë kazermës ushtarake në lagjen Sancaktepe në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksioni policor është kryer në 70 adresa të ndryshme njëkohësisht, ndërkohë që në mesin e tetë të arrestuarve të organizatës terroriste PKK gjendet edhe personi me inicialet I.I, i cili dyshohet të ketë parkuar dhe më vonë të ketë aktivizuar automjetin bombë.
Kujtojmë se të enjten në qarkun Samandira të Stambollit shpërtheu një automjet i parkuar në afërsi të një kazerme ushtarake, si pasojë e të cilit 5 persona u dërguan në spital.