5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shpërthimi i karburanit në Lezhë, të plagosurit dëmtime në fytyrë e diegie në gjithë trupin

Më të lexuarat

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në autostradën Lezhë-Laç, nga ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Burime shpjegojnë se fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit dhe më pas një automjet, i cili ishte aty pranë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kanë mbetur të plagosur 6 persona, nga të cilët 2 prej tyre kanë qenë punonjës në këtë pikë karburanti. Mësohet se dy prej të plagosurve, ndodhen në gjendje më të rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Raportohet se njëri prej të plagusrve, i identifikuar si B. Bushati, 36-vjeç, ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë, dhe dyshohet se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka rënë zjarri.

Ndërkohë, i plagosur tjetër është dërguar në QSUT për shkak se ka marrë djegie në trup në masën 40%. Ai është identifikuar si N.P, rreth moshës 40-vjeç.

Një dëshmitar që pa shpërthimin ka treguar për Fax Neës se si ndodhi ngjarja.

“Fillimisht ka shpërthyer depozita, më pas ka marrë flakë automjeti me gaz ku ka ndodh edhe shpërthimi i dytë. Shkak sipas tij ka qenë një luhatje e energjisë elektrike. Të plagosur janë dërguar dy punonjës të karburantit në Tiranë, të cilët kanë marrë edhe dëmtime të shumta, por janë jashtë rrezikut për jetën. 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë në spitalin e Lezhës.”- u shpreh dëshmitari.

Dyshohet gjitashtu se shpërthimi i depozites se gazit ka ndodhur 100 m larg karburantit dhe barit në kryqëzimin e Shënkollit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit