Tri shpërthime të fuqishme kanë tronditur të mërkurën sheshin kryesor në Aleppo, zonë kjo e kontrolluar nga qeveria qendrore, ka raportuar televizioni shtetëror sirian.
Nuk ka pasur detaje të menjëhershme për natyrën e shpërthimeve, mirëpo sipas aktivistëve shpërthimet kanë ndodhur me gjasë nga makinat bomba, raporton AP. Aktivistët raportuan për viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Në qytetin verior Aleppo, që është qyteti më i madh i Sirisë dhe ishte qendër tregtare janë intensifikuar luftimet mes forcave të regjimit dhe kryengritësit. /Tg/kohaislame