Në një shpërthim që ndodhi pranë një shkolle në pjesën jugore të Italisë, humbi jetën një nxënëse, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas disa të dhënave nga ekipet e shpëtimit, mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në një kontenjer pranë shkollës. Gazeta “La Republica”, në sajtin e tyre lajmëruan për dy mjete shpërthimi të cilët ishin vendosur në çanta të nxënësve pranë shkollës.
Ende nuk dihet arsyet e shpërthimit dhe nuk ka informata se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.
Shkolla “Franceska Morviglio Falcone”, në Brindizi e bart emrin e gruas së Giovani Falcone, i njohur si “gjuetar i mafiozëve”. Ai ka qenë i vrarë bashkë me gruan dhe truprojet e tij në një atentat në Sicili para 20 viteve./albtime/kohaislame