GAZA (AA) – Të paktën 5 palestinezë e kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur në një shpërthim i cili ndodhi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref Kudra në një deklaratë me shkrim tha se si pasojë e shpërthimit që ndodhi në pjesën qendrore në Rripin e Gazës, 6 palestinezë ranë dëshmorë ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Ai theksoi se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin Shuheda al-Aksa të qytetit Dejr el-Belah në qendër të Rripit të Gazës.
– “Shpërthimi në Gaza, mekanizëm i përgatitur nga Izraeli”
Krahu i armatosur i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamas, Brigadat İzzeddin el-Kassam deklaruan se shpërthimi i cili ndodhi dje në orët e mbrëmjes në Gaza, ka ndodhur në saje të një mekanizmi të përgatitur nga Izraeli.
Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se shpërthimi ishte një “ngjarje e rrezikshme dhe e madhe”.
Në deklaratë thuhet se shpërthimi ka ndodhur me një mekanizëm të përgatitur nga Izraeli.
– “Izraeli nuk ka lidhje me shpërthimin”
Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se nuk ka lidhje me shpërthimin në Gaza i cili shkaktoi vdekjen e 6 palestinezëve.
Në një deklaratë nga ushtria thuhet se “Ushtria izraelite nuk ka asnjë rol në këtë ngjarje”.