Një tren në Birmani, që po transportonte benzinë, doli sot nga shinat duke shkaktuar një zjarr masiv, që la të vrarë 25 njerëz dhe duke lënduar rëndë edhe dhjetëra të tjerë.
Dy tanke të vendosura në tren u përmbysën gjatë aksidentit dhe fshatarët lokalë, që po mundoheshin ta mblidhnin benzinën, u dogjën pas shpërthimit të zjarrit, sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Informacionit.
Gjashtëdhjetë e dy njerëz u lënduan gjatë zjarrit, i cili shpërtheu në Kanbalu, në kufi me Indinë. /Tg/kohaislame