Të paktën 31 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pranë selisë së Partisë Baas në kryeqytetin Damask të Sirisë.
Një autobombë e lënë pranë selisë së Partisë Baas dhe ambasadës së Rusisë shpërtheu sot në kryeqytetin Damask të Sirisë.
Të paktën 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij shpërthimi.
Ndërkohë konfliktet që kanë dy vjet që vazhdojnë në Siri janë në kufi të përhapjes edhe në Liban.
Opozitarët si pasojë e sulmeve të organizuara nëpër rajonet kufitare që ata mbajnë nën kontroll i kanë bërë një paralajmërim Hizbollahut në Liban.
Ushtria e Sirisë së Lirë i ka njohur deri nesër afat Hizbollahut që t’i japë fund sulmeve./kohaislame