-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shpërthim eksplozivi në Suedi, plagoset vajza shqiptare

Më të lexuarat

Një sulm me eksploziv ka ndodhur mbrëmë në qendër të Helsinborg-ut në Suedi, ku si pasojë ka mbetur e plagosur Ariana Haradinaj, vajza e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga familja Haradinaj për “Klan Kosovën”.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa policia ka izoluar një pjesë rreth shtëpisë, raportojnë mediat suedeze.

Ndërkaq, edhe njësitet kombëtare për mbrojtje nga bomba ishin dërguar në vendin e ngjarjes, madje edhe teknikët ishin aty për të hetuar objektin shpërthyes.

“Është një eksplodim në një shtëpi me shumë familje, dhe një person është dërguar në spital me automjet të ambulancës”, tha Mikael Lindh, oficer policor në policinë rajonale jugore./klankosova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit