Rreth një orë e gjysmë më herët, në rrugën “Qamil Hoxha” të kryeqytetit, është djegur një veturë.
Mësohet se kjo veturë ka shpërthyer nga zjarri, derisa ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin për Indeksonline. Ai ka treguar se fatëmirësisht nuk ka pasur të lenduar.
“Sipas Policisë së Kosovës, vetura e cila ka shpërthyer nga zjarri është e tipit “Opel Astra” me ngjyrë të kuqe.Ekipet e Policsë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me zjarrëfikësit të cilët kanë arritur të fikin zjarrin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lenduar”, ka thënë Hoxha. /ind/kohaislame