-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shpërthen iPhone X-i parë, lëndohen 7 persona

Më të lexuarat

Kohët e fundit ka ndodhur një incident mjaft serioz në një dyqan të Apple, në Kairo.

Një punonjës deri sa po rregullonte një Iphone X, sipas një ankese të përdoruesit të tij për tejnxehje, i kishte shpërthyer duke lënduar shtatë persona që gjindeshin afër tij, transmeton Indeksonline.

Lëndimet ishin të lehta megjithatë ky shpërthim po të ndodhej në xhepin e përdoruesit, me siguri lëndimet do të ishin shumë të mëdha.

Punëtorët e dyqanit të Apple, evakuuan rreth 50 klient që ndodheshin në të në momentin e shpërthimit.

Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kajro morën pjesë të baterisë dhe pajisjen për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Në vendngjarje kishte disa automjete emergjente ku shtatë personat morën ndihmë mjekësore./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit