Shpërthimi i një granate në Labinot Mal të Elbasanit ka lënë të plagosur dy fëmijë të mitur.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se të lënduarit janë motër e vëlla të moshës 13 dhe 15 vjeçare me iniciale F.I dhe S.I.
Burime zyrtare nga policia thanë se fëmijët e kanë gjetur granatën pranë banesës së tyre dhe teksa kanë qenë duke u marrë me të, lënda plasëse u ka shpërthyer.
Mësohet se fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e qytetit.kohaislame