Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të cilët shpërndanin drogë në shkolla. Sipas njoftimit të policisë dy personat u arrestuar në flagrancë.
“Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në shkolla e lokale u arrestuan në flagrancë 2 shtetas.
Me datë 04.04.2018, nga strukturat e D. V. P. Shkoder falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Blendi Stankaj, 46 vjeç, banues në lagje Naim Gjylbegu, Shkodër
Reid Kisha, 22 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambjenteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal të shtetasit Blendi Stankaj ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa .
Lënda e gjetur rezultoi me peshe 1.983 kilogramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.