Policia spanjolle përdori plumbat e gomës dhe sulmoi protestuesit në qendër të Madridit në orët e hershme të mëngjesit në fund të një demonstrate të gjerë kundër masave kursyese.
Demonstrata, në të cilën morrën pjesë qindra-mijëra njerëz, ishte pjesë e marsheve në 80 qytete të vendit kundër masave të fundit kursyese që u miratuan nga qeveria.
Raportet thonë se policia gjuajti me plumba gome për t’i shpërndarë turmat edhe në Barcelonë.
Protestat erdhën pasi partia konservative në pushtet-Partia e Popullit, përdori shumicën e saj në parlament për t’i miratuar masat kursyese të enjtën, njofton REL.
Veprimet kursyese përfshijnë rritjen e taksave dhe uljen e pagave për punëtorët e shërbimit publik.kohaislame