2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shpërdorimi i pasurisë

Më të lexuarat

Padyshim që pasuria siç thonë: Është kurriz i jetës. Është dhunti e Allahut, i Cili na urdhëroi që ta ruajmë pasurinë, Allahu thtoë: “Mos e lini në dorë të të paaftëve mendërisht pasurinë tuaj që Allahu jua ka dhënë si mjet jetese për ju.” Sureja Nisa, 5.

Pra, pasuritë janë dhunti prej Allahut, kështu që nëse arrin pasuri ruaje ate dhe mos e humb, qoftë duke shpenzuar në gjëra të padobishme, apo të tregohesh i shkujdesur e mos ta vendosësh në vende të sigurta, por ta humbësh e të mos kujdesesh, nga kjo jemi të ndaluar. Pasuritë janë amanet dhe përgjegjësi tek ti, do pyetesh për to, e mos e humb në shpenzime të kota, duke mos e ruajtur, e duke mos u kujdesur për të.

Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) kanë përmendur tre kategori të shpenzimit të pasurisë:

Të shpenzohet në rrugë të Allahut, që është gjë e preferuar, e nuk është humbje e pasurisë, por është edhe synim.
Shpenzimi i pasurisë në gjëra të nevojshme, njashtu njeriu për këtë nuk fajësohet, por pasuria është për nevojë, që ënse ti shpenzon për nevojat tua nuk ke mëkat.
Të shpenzohet në mëkat ndaj Allahut, kjo llogaritet humbje e pasurisë dhe është i ndaluar qoftë të jetë në shuma të vogla, qoftë të jetë edhe 1 dirhem, Allahu i madhëruar thotë: “Hani e pini, por mos e teproni.” Sureja Araf, 31.
Kështu që shpenzimi i pasurisë është në tre kategori:

Shpenzimi në obligime, është e domosdoshme, si nxjerrja e zeqatit, shpenzimi për veten fëmijët e të afërmit.
Shpenzimi në gjëra të preferuara, sikur donacionet për nevojtarët dhe projektet bamirëse, njashtu është një vepër e preferuar, e nuk është humbje e pasurisë.
Shpenzimi në gjëra të lejuara, nuk është i domosdoshëm e as i preferuar, por i lejuar, sikur që të blejë ushqime si pemë, mish, veshmbathje të reja, vendbanim të përshtatshëm, mjete udhëtimi të nevojshme, për këtë është thënë: S’ka gjë të keqe. Po edhe kanë thënë: Jo, por duhet të jetë mesatar, të jetë mesatar në gjërat e lejueshme, e nuk duhet të blejë çdo gjë që kërkon e çdo gjë që lakmon, por duhet të jetë mesatar e i drejtë, Allahu thotë: “dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.” Sureja Furkan, 67.
Andaj, shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut nuk është humbje e pasurisë, edhe nëse është në shuma të mëdha, por shpenzimi në mëkat ndaj Allahut është shpërdorim i pasurisë qoftë të jetë edhe një dirhem, ti je përgjegjës për këtë ditëne Kiametit.

Le të jetë ky ajet peshore: “dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar.” Sureja Furkan, 67.

Të jetë mesatar mes shpërdorimit dhe koprracisë: “Mos e shtrëngo dorën.” Kjo është koprraci “as mos u bëj dorëshpuar.” Ky është shpërdorim “,e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.” Sureja Isra, 29.

Allahu i Madhëruar thotë: “por mos bëni shpenzim të tepruar. Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.” Sureja isra, 26-27.

Ai i cili shpenzon pasurinë për të përmbushur pasionet e tija të ndaluara, duke udhëtuar në vende të shturrjes, e në punë të liga, është shpërdorim, është humbje e pasurisë, për çfarë do të pyetet ditëne Kiametit.[8]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit