0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shpend Ahmeti fajëson Hashim Thaçin e Kadri Veselin për 30 milionët e humbura të shtetit – PTK-Devolli-PDK

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për humbjen e 30 milionë eurove të shtetit.

Para këto qe me vendim të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit obligohet Telekomi i Kosovës t’i paguaj kompanisë se Blerim Devollit i cila e paditi këtë ndërmarrje publike për mos respektim të kontratës.

Ahmeti në një status në profilin e tij në FB i është përgjigjur kritikave se pse nuk po reagojnë Lëvizja Vetëvendosje siç kishin bërë në çdo rast tjetër dhe siç e akuzonin dikur kompaninë e vëllezërve Devolli se po e shkatërron ekonomin e Kosovës me privatizime të dyshimta dhe për rastin konkret të kontratës mes PTK-së dhe Devollëve për “Z Mobile” e cila kontratë tani i kushtoj shtetit edhe 30 milionë euro, shkruan portali INFOKUSI.

Shpend Ahmeti ka sqaruar se ai dhe subjekti i tij politik, Vetëvendosja kanë kundërshtuar në vazhdimësi këtë kontratë të PTK-së me operatorin virtual “Z Mobile” dhe për këto pasoja ka fajësuar direkt Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ky është statusi i plotë i Shpend Ahmetit…

Auuu bre. Kur po i shoh disa që flasin per PTK-Devolli-PDK e mandej mundohen me e shti diqysh edhe Vetëvendosjen qaty si bashkëfajtore nuk po di a me qesh a me qajt.

Vetëvendosje që në fillim ka potencu kontraten e dëmshme me Z Mobile. Vazhdimisht ka fol për shkatërrimin që ja ka bo PDK-ja PTKsë. Qato gabime të cilat kanë sjellë dëme tashmë milionshe i kanë bërë drejtorat e PTKsë të vendosur aty nga?

…PDK pra, Hashim Thaqi e Kadri Veseli.

E tash mu çu e më thënë që VV është fajtore sepse nuk ka reagu pesë minuta mas lajmit është hipokrizi. Tu e dit që pikërisht krejt këta në këtë mesele i lidh pikërisht Kadri Veseli. 30 milion euro humbje. Nashta tash është mirë me i përmend xhamat e thyer të qeverisë në protesta të privatizimeve se dëmi aty na paska qenë, me na thënë komunista e islamista e rrezik për vendin e mandej kur po kris humbja 30 milionshe me lyp me fol LVV.

Po de po, se edhe ata e dijnë që na gojen nuk e mshelim as për PDKnë e as për PTKnë as për Devollt e as për bizneset e tjera. Se drejtori i tanishëm i kujt është? Se ku kane hy në punë qindra punëtorë të SHIKut? Se Ejupi që sja ka dhënë 3G i kujt ka qenë? Se Shyqrija që e nënshkroi atë kontratë i kujt ka qenë?

Vazhdimisht kemi kërkuar hetime në këtë ndërmarrje. Por po na thonë që e kemi për pushtet.

Dushk për gogla ska më. Gjanat po dihen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit