-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shpejtim Bulliqi pyet Hivzi Islamin: A ke matur tokë ndonjëherë në jetën tënde?!

Më të lexuarat

Pas vendimit të kryeministrit të vendit Isa Mustafa, për ta emëruar akademikun Hivzi Islamin në krye të Komisionit të ri shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Është deputeti i LDK-së, dhe njëherësh profesori i gjeografisë, Shpëjtim Bulliqi ai i cili ka ironizuar me Islamin dhe me këtë komision.

Kundërshtuesi më i madh i versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, tha për Gazetën Blic ka thënë se po i dhimbsen edhe fjalët që të komentoj emërimin e Islamit në krye të këtij komisioni.

“Pyesni Hivzi Islamin se a ka matur tokë ndonjeherë në jetën e vet”, tha Bulliqaj për GazetaBlic

Para disa muajsh kishte akuza e kundërakuza ndërmjet akademik Hivzi Islamit dhe profesorëve të gejografisë, Shpetim Bulliqi e Florim Isufi.

Islami i cili ishte edhe profesor i dyshes kundërshtuese të demarkacionit me Malin e Zi, i kishte quajtur mashtrues e metrapazëë.

Ai sot tha se është për keqardhje që opozita nuk mori pjesë në takimin konstituiv të Komisionit Qeveritar për matjen e territorit, derisa habiti kur tha se ai nuk do të ndikohet nga politika.

Sidoqoftë, Bulliqi e Isufi kanë argumentuar se Kosova nga versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi, humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.

Kanë kaluar më shumë se një vjet e gjysë që kur Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por që nuk ka arritur që ta ratifikoj në Kuvend.

Ishte fillimisht opozita përmes gazit lotsjellës e protestave që kundëtshoi kalimin në Kuvend të kësaj marrëveshjeje, çka bëri që pastaj edhe shumë deputetë të koalicionit të mos pajtoheshin me këtë version të demarkacionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit