1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shovinizëm dhe sadizëm sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve!

Më të lexuarat

Idriz Morina – Kryeredaktor i gazetës Bota Sot

Plani për konflikte ndëretnike nga pushteti i Gruevskit rivihet në jetë, ende pa e arritur qetësinë minimale shqiptarët në Maqedoni pas rastit të Kumanovës.

Madje sadizmi i tij u shpërfaq përveç me urdhrin për vrasjen e të kapurve robër në Kumanovë, edhe me rastin e fatkeqësisë natyrore në Tetovë. Vërshimet ishin aq tronditëse dhe të pambajtura mend sa një intelektual dyshoi në mos ujërat e rrëmbyeshëm u kthyen si me digë në drejtim të Tetovës për të mbrojtur parkun nacional të Mavrovës, që në fakt kjo zonë ishte e dominuar nga shqiptarët, por që shumica u asimilua gjuhësisht në sllavomaqedonisht, për shkak të ndikimit të fesë ortodokse.

Pas këtyre vërshimeve ishte Kosova, qeveria dhe qytetarët që provuan ti dalin në ndihmë Tetovës, por qeveria në dorëheqje e Gruevskit, që mbahet në këmbë nga Ali Ahmeti, nuk e pranuan dorën e zgjatur për ndihmë nga Prishtina. Por, veç kësaj ata ishin edhe më të këqij, ndaluan hyrjen e ndihmave të Kosovës, kinse ato duhet doganuar. Cili vend i botës i doganon ndihmat emergjente. Tetova ishte dhe është në emergjencë, ende duke kërkuar fëmijët e zhdukur, ende qindra familje të pastrehë si pasojë e vërshimeve dhe rrugët thuaja të pakalueshme, në fshatra të Tetovës, ndërsa shteti kërkon ‘tatim’ pra të plaçkisë edhe ata që ndihmojnë.

Pse të mos kërkojë edhe plaçkë, pasi vet nuk ju del në ndihmë shtetasve të vet, që e mbushin mbi gjysmën e buxhetit, e nuk e shfrytëzojnë as një të katërtën e tij, dhe madje edhe i rrahin sa herë që duan, ndoshta për shkak se kërkuan ndihmë për Tetovën. Nga Shqipëria tashmë koloneli i njohur Dritan Demiraj, sërish bëri thirrje për ndihmë shqiptarëve, dhe madje në mënyra që askush nuk mund ti pengojë. Një thirrje që as e dëgjoi pushteti në Shqipëri.

Ndërsa, të dielën grupi i tifozëve sllavomaqedon “Komiti” kanë nisur me brohoritjet e tyre të njohura antishqiptare “Dobar shiptar mrtov shiptar” (shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe ofendime të tjera, që para se të fillonte dhuna ndaj shqiptarëve në stadiumin e “Vardarit” në Shkup, në kohën kur po humbte në pjesën e parë me rezultat 1 me zero nga ekipi shqiptar legjendar Shkupi, që e ka shqipëruar emrin e dikurshëm, “Slloga Jugomagnat” ekip futbolli gjithherë i shqiptarëve të Shkupit.

Rrahja që i bën ky grup i tifozëve sllavomaqedonas, është e koordinuar nga shërbimi sekret shtetëror që dominohet tërësisht nga ta. Pra, dhuna ishte një reflektim edhe njëherë i pushtetit, për t’ia kujtuar shqiptarëve se nuk mund të jetojnë në një shtet dhe se këtë nuk do ta pranojnë, përveç se nëse shqiptarët pranojnë të jenë të shtypur, qytetarë të rendit të tretë, pasi këtë e tregon “Kumanova”, Tetova tash, “Monstra” më parë, Gostivari, Sopoti, e deri tek dhuna masive në shesh të Shkupit, ku policia thuajse nuk ndërhyn fare. Kjo dhunë dhe ky poshtërim është i padurueshëm, dhe klasa politike shqiptare është e para që meriton ndëshkim, nëpërmjet braktisjes së saj, dhe krijimit të një lëvizje shqiptare. Sa më parë aq më mirë për shqiptarët!
 

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit