Në samitin rajonal për përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëmt, në mesin e figurave më me peshë në rajon, po merr pjesë active edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Në vazhdim po e sjellim tekstin integral të fjalimit të effendi Rexhepit me të cilin iu drejtua auditoriumit të gjërë në këtë Samit:
“Ndjehem i nderuar të marr fjalën në këtë aktivitet që trajton një çështje relevante dhe të një rëndësie të vëçantë mbarëbotërore në kohët e sotme. Pjesëmarrja ime në këtë sesion më përfshin personalisht për të ndarë me ju një nismë konkrete, që institucioni që unë drejtoj ka ndërmarrë kohëve të fundit, si një mundësi shkëmbimi eksperience dhe të marrjes së konsideratave të pjesëmarrësve në këtë panel.
Në fillim të këtij viti, BFI inicioi një program të titulluar STOP radTerr – Prandalimi i radikalizimit dhe përfshirjes në terrorizëm si një mënyrë për të përfshirë një seri aktorësh në Republikën e Maqedonisë në luftën kundër radikalizimit dhe përfshirjes në terrorizëm. Pika fillestare e nisjes së një projekti të tillë ishte të kontribuonim për të ndalur rekrutimin e mëtejshëm që bëhët duke manipuluar në emër të fesë (Islamit) të besimtarëve muslimanë në Republikën e Maqedonisë, për t’iu bashkuar vatrave të luftës në Irak e vende të tjera. Por jo vetëm, ajo që synuam me projektin ishte të gjeneronim një seri veprimesh e nismash të tjerë për adresimin në kohë të këtij fenomeni.
Strategjia që zgjodhëm për të arritur qëllimin ishte ndërgjegjësimi publik rreth Islamit të vërtetë dhe kauzës jo të drejtë të luftës që bëhet duke propaganduar Islamin e shtrembëruar. Ky ndërgjegjësim do të bëhet jo vetëm për xhematin në gjithë Republikën e Maqedonisë, por edhe mbarë opinionin publik në vend për të përmirësuar të kuptuarin e Islamit të drejtë për popullatën e besimeve të tjera fetare. Shtylla tjetër e projektit është reduktimi i barrierave sociale që çojnë në diskriminin dhe margjinalizimin e grupeve të tëra të popullsisë. Përjashtimi social që krijohet nga diskriminimi i vazhdueshëm i këtyre grupeve krijon mundësira të rritura për radikalizim dhe përfshirje në vatrat e luftës.
Hapësira për të kontribuar është e madhe për të gjitë aktorët shtetërore dhe joshtetërore, sepse ndërsa fenomeni është një (ekstremizmi), aspektet që lidhen me të, apo shkaqet që krijojnë premisa për të ndodhur janë të shumtë dhe përfshijnë dimensione sociale ekonomike, fetare, politike etj. Andaj, edhe përpjekjet duhet të adresojnë të gjitha aspektet e fenomenit. Organizatat e shoqërisë civile janë në pozicionin më të mirë për të punuar në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës.
Është në interesin e të gjithëve që të ndajmë përvoja tona, me qëllim që nisma të tilla të koordinohen më lehtë dhe për të përdorur në maksimum gjithë burimet që kemi në arritjen e qëllimit në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës. Arkitektura institucionale e BFI-së është e tillë që përfshin një seri shoqatash, në të cilat grupe të ndryshme organizohen për qëllime edukimi, informimi, promovimi dhe ndihme. Projekti që propozova më sipër, do të bëjë të mundur fuqizimin e zërit të moderuar të Islamit të vërtetë nëpërmjet aktivizimit të të gjithë hallkave që përfaqësojnë këtë zë, përfshirë këtu të gjitha shoqata që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame në RM, që është qendra që trumpeton fuqishëm Islamin e vertetë dhe mesazhet/vlerat paqësore të tij. 1) Unioni i Rinisë muslimane; 2) Shoqata e Grave muslimane; 3) Shoqata e Ulemave të Maqedonisë; 4) Teologë e akademikë; 5) Medreseja e Isa Beut; 6) Fakulteti i Shkencave Islame.
Të gjitha grupet/shoqatat e përmendura më sipër tregojnë së për fat të mirë ka një mozaik grupimesh që përdoren apo duhet të përdoren për të punuar në përpjekjet tona kundër dhunës dhe ekstremizmit. Këto shoqata na ndihmojmë të arrijmë grupe të caktuara të popullatës, që jo gjithmonë janë të lehtë për t’u aksesuar. Shoqata e rinisë dhe e grave e shtrirë në të gjitha muftinitë e vendit është një mekanizëm që na siguron kanale efektive komunikimi në përçimin e mesazheve që ndërtojnë Islamin e vertëtë dhe vlerat paqësorë e të dashurisë. Shoqata e Ulemave – një mekanizëm për t’u përdorur në forcimin e komunikimit ndërfetar dhe ndërtimin e imazhit të duhur të Fesë Islame në një shoqëri multifetare siç është Maqedonia.
Megjithatë, pranoj që vetë zhvillimi i shoqërisë dhe teknologjisë krijon mundësira për një qasje më inovative në luftën kundër ekstremizmit dhe dhunës. Edhe projekti e parasheh dhe aplikon këtë. Aktivizimi, orientimi dhe puna me shoqatat e grave dhe të të rinjve do të bëj të mundur arritjen e gjithë xhematit musliman për t’i përçuar mesazhet e drejta të Islamit të vërtetë, largimit nga radikalizimi, dhe reduktimit të mundësive për t’u manipuluar në emër të fesë në luftën e dhunshme që po ndodh në vendet arabe. Ndërsa shoqatat e grave dhe të të rinjve do të angazhohen në sesione informuse me gratë dhe të rinjtë (një aktivitet i vazhdueshëm), Shoqata e Ulema do të përfshihet në forume interaktive me pjesëtarë të komuniteteve të tjera ndërfetare dhe median si një mënyrë për të ndërtur imazhin e vërtetë të Islamit paqësor dhe si trajtohet lufta në Islam, kush janë vlerat e vërteta që përçon Islami, të cilat janë ato të paqes, dashurisë vëllazërore, dhe përuljes etj.
Potencialet që këto shoqata prezantojnë në përpjekjet e luftës kundër terrorizmit dhe dhunës duhet të njihen dhe përdoren nga të gjithë vendimarrësit, donatorët dhe nga vetë shoqatat e shoqërisë civile për t’u koordinuar apo pëfshirë në iniciativa të përbashkëta. Fuqizimi i tyre merr rëndësi të veçantë me qëllim që potenciali i tyre të mund të nxitet në përfshirje të programeve inovative”, është shprehur Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi/ Zhurnal/