Shkup, 10 gusht- Shoqata e Veteranëve të UCK-së përmes një reagimi thekson se nuk mund të durohet përsëritja e vazhdueshme e incidenteve ndëretnike që po ndodhin në vendin tonë.
“Dukuria e nxitjes së të rinjve sllavomaqedonas, që të përdorin mjetet e ftohta, kundër të rinjve shqiptarë, na irriton e detyron që të ndërmarrim masat e vetëmbrojtjes.
Nuk mund të durohet heshtja e organeve të rendit, vetëm me deklaratat e zëdhënësve e analistëve!
Përsëritja e fenomenit të sulmit me thika, mund të thellojë padurueshmërinè e pasigurinë ndëretnike në vend e rajon.”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Veteranëve të UCK-së.