0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shokuese: Papa: pranon homoseksualizmin

Më të lexuarat

Kreu i kishës katolike romake, papa Francesku ka deklaruar se nuk dëshiron të margjinalizojë apo gjykojë priftërinjtë homoseksual. Papa ka thënë se njerëzit homoseksual duhen të përfshihen në shoqëri, deklarim ky që është në kundërshtim me mësimet e kishës e cila pretendon se homoseksualizmi është mëkat, njofton Almakos, transmeton Blici serb.

“Nëse dikush është homoseksual, i drejtohet Zotit dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykojë?, ka thënë Papa në deklarimin tij historik.

“Katekizmi i Kishës Katolike e shpjegon shumë mirë këtë. Aty shkruan se ata nuk duhet të margjinalizohen shkaku i orientimeve të tyre, por duhen të inkuadrohen në shoqëri”, ka thënë i pari i kishës së Vatikanit.

“Duhet të jemi vëllezër. Problem paraqet lobimi i këtij orientimi, siç janë lobimet politike, lobi masonerik dhe lobimet e ndryshme… Ky është problem i madh”, ka deklaruar papa.

Mediat ndërkombëtare vlerësojnë se kjo është një deklaratë historike dhe e pa dëgjuar ndonjëherë më parë nga ana e kishës katolike.

Papa Francesku këndvështrimin e tij të ri lidhur me njerëzit homoseksual e ka bërë të ditur në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë fluturimit të tij kthyes nga Brazili, kur u pyet lidhur me lobin famëkeq homoseksual në kishën katolike.

“Përflitet mjaft për një lobi të tillë. Ende nuk kam parë në Vatikan me një kartë identiteti ku shkruan se ai është homoseksual”, ka bërë shaka papa lidhur me këtë pyetje.

Papa është kthyer në Romë të hënën pas një turneu shtatë ditor në Brazil që kulmoi me tubimin e një numri të madh të besimtarëve katolik në plazhin “Copacabana”, në Rio De Zhaniero./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit