Një gjyshe në Sarandë ka bërë një denoncim shokues.
Ajo thotë se mbesa e saj e mitur është dhunuar në kopsht.
Sipas saj, vajza e vogël është autike dhe ka mbërritur në shtëpi e gjakosur.
Gjyshja e ka dërguar vajzën tek një mjek gjinekolog, që thotë se i ka konfirmuar se është abuzuar seksualisht me të.
Policia nga ana e saj thotë se ka pasur një dëmtim fizik, por nuk bëhet fjalë për abuzim seksual.
Vogëlushja ka një dëmtim pranë organit gjenital./Mapo