2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Shoferi që barte emigrantë i pakapshëm për MPB-në

Më të lexuarat

Policia nuk e ka kapur ende shoferin e kamionit, i cili e braktisi automjetin me të cilin transportonte në mënyrë të paligjshme 33 emigrantë, të cilët do i zbriste në kufirin serb. I pikasur nga policia, drejtuesi ka braktisur automjetin. Sipas të dhënave nga policia, bëhet fjalë për një 24 vjeçar, me inicialet XH.I. Pasi hapi dyert e kamionit, policia zbriti 33 emigrantë, të cilët ishin futur në kushte çnjerëzore për një kamion të përmasave të tilla.

“Ky është vendi në të cilën policia ka zënë emigrantët në një kamion. Gjatë ditës së sotme, as kamioni me të cilën transponoheshin emigrantët nuk është në vendin e ngjarjes, ndërsa policia akoma nuk e ka arrestuar shoferin e kamionit”.

Bazuar në Kodin Penal, çdo person që transporton në mënyrë të paligjshme apo trafikon emigrantë, rrezikon nga 1 deri në 5 vjet burg. Në rast se emigrantët janë të mitur, vepra penale ndëshkohen deri në 8 vjet burg. Personi me inicialet XH.I nga Velesi, që organizonte këtë transport, sipas njoftimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Brendshme, e kishte blerë kamionin e tipit Mercedes vetëm 5 ditë më parë, dhe me sa duket, me qëllimin e qartë të transportimit të paligjshëm të refugjatëve. Për më tepër, emigrantët e ngarkuar, nuk ishin regjistruar as në hyrjen e tyre në Maqedoni, gjatë të cilës duhet të pajisen me vërtetim për kërkesë të mundshme për azil. Sipas të dhënave, 15 emigrantëve që vinin nga Iraku, si vend i konsideruar “vatër lufte” i është dhënë vërtetim i tillë, pas marrjes në pyetje, ndërsa emigrantët e tjerë që vinin nga Irani dhe Libia, janë dërguar në qendër për pritje të emigrantëve në Shkup, që do të thotë se ata do të vazhdojnë të jenë ende subjekt hetimi nëse janë pjesë e ndonjë zinxhiri trafikues.

Ndërkaq, mbrëmë, autoritetet kanë ndaluar edhe një shtetas Italian, i cili gjithashtu transportonte në mënyrë të paligjshme, emigrantë nga Pakistani. Ndalimi i shtetasit Italian, është kryer përgjatë autostradës A1, që lidh kufirin jugor me atë verior. Makina me të cilën transportoheshin emigrantët pakistanezë, ishte një veturë Fiat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit