2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkupit i shtohet edhe një hafiz i ri

Më të lexuarat

Më 11.05.2018, (e premte) në ambientet e restorantit “OAZA” në Shkup, Myftinia e Shkupit organizoi ceremoninë e duasë së hifzit të hafizit të ri nga Shkupi hafiz Zekirija Kinari, memorizim ky i mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Shkupit i përbërë nga tre anëtarë:

1.Prof. Hfz. Shafi ef. Osmani,
2.Prof. Hfz. Sheval ef. Azizi
3.Hfz. Sadudin ef. Sulejmani

Ndryshe, hafiz Zekirija Kinari memorizimin e Kuranit e filloi në vitin 2015 dhe për plotë tre vite në Xhaminë Hatunxhuk te mualimi Zurafedin Hyseini e mbaroi me sukses tërë Kuranin.

Në këtë manifestim morën pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan Ef.Ismaili si dhe një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve të Shkupit me rrethinë.

Fjalim rasti mbajti Kryetari i BFI-së Reis ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, ai në emër të BFIM-së përshëndeti të pranishmit dhe hafizit të ri i shprehu urimet për hifzin e mbaruar me notë të shkëlqyeshme duke falenderuar anëtaret e komisionit si dhe operativën e myftinisë për mundin e dhënë dhe seriozitetin e treguar në vazhdimësi.

Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte edhe nikoqiri i këtij aktiviteti Myftiu i Shkupit Qenan Ef. Ismaili i cili përshëndeti të pranishmit ku mes tjerash uroi hafizin e ri për këtë arritje.
Fjale përshëndetëse në emër te xhamisë Isa Beu dhe familjes se hafizit pati edhe hoxhë Muharrem Ismaili.
Stafi i www.KohaIslame.com i dëshiron hfz Zekirija Kinarit suksese të mëtutjeshme dhe Allahu ia hapt dyertë e të mirës në dynja e ahiret!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit