-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shkupi kërkon ekstradimin e shpejt për “Monstra”

Më të lexuarat

MPB e Maqedonisë po insiston që sa më shpejt të ekstradojë nga Kosova dy të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Gjykatësi hetues pranë Gjykatës për Krime në Shkup, Vladimir Tufegxhiq ka theksuar se dokumentacionet për ekstradimin e dy të dyshuarëve kryesor sipas aktakuzës së ngritur për rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq është kompletuar dhe pritet ekstradimi i shpejt.

“Pritet vetëm që Interpoli të dërgojë vërtetimin e fletëarrestit ndërkombëtar të dhënë nga Gjykata Penale e Shkupit. Kemi një komunikim intensiv për të realizuar ekstradimin e dy të akuzuarëve si kryesor për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc”, deklaroi gjykatësi hetues Vladimir Tufegxhiq.

Demiri dhe Ismailoviq bashkë me katër persona të tjerë nga Shkupi sipas aktakuzës së në ngritur nga organet hetimore maqedonase akuzohen se janë vrasësit kryesor të katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari në prillin e vitit 2012 pranë liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit. Procesi gjyqësor lidhur me këtë rast është shtyer për 19 mars. Autoritetet kosovare tashmë po mbajnë në njërin nga burgjet hetimore dy të ndaluarit Demiri dhe Ismailoviq, duke i shqiptuar atyre masën e paraburgimit prej 30 ditëve. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit