Ashtu siç në shumë qytete të Turqisë, edhe në Shkup qindra qytetarë janë tubuar për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra qytetarë janë mbledhur para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, të cilët janë duke festuar fitoren e arritur në referendum.