0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shkup, organizohet program në kuadër të “Javës së Jetimit” në Maqedoni

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Me mbështetje të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia, Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë me qendër në Shkup organizoi program në kuadër të “Javës së Jetimit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin në të cilin jetimët lexuan pjesë nga Kuran, poezi dhe ilahi, morën pjesë zëvendëskryetari i IHH-së, Hüseyin Oruç, dhe kryetari i Kallirit të Mirësisë, Rufat Sherifi, ndërsa të pranishëm ishin edhe jetimë të shumtë nga vende të Ballkanit, të afërm të jetimëve dhe përfaqësues të shoqatave që kujdesen për jetimët.

Zëvendëskryetari i IHH-së, Oruç, për AA tha se “Tubimi i Jetimëve” që kanë filluar në Turqi në vitin 2003 tani është duke vazhduar në Shkup, ku nuk do të takohen vetëm fëmijët e këtij qyteti, por nga Ballkani në përgjithësi.

“Fillimisht shëtitëm Shkupin së bashku me ta. Vizituam vende që u pëlqejnë në Shkup. Na çuan në parqe dhe vende për ekskursion. U organizua piknik me fëmijët. Bëmë pazar dhe u krijua një mjedis në të cilin ata mund të blinin çfarë të donin. Do të kalohen disa ditë në të cilat ata do të jenë shumë të lumtur”, tha Oruç, duke folur në lidhje me aktivitetet në kuadër të “Javës së Jetimit”.

Ai tha se IHH ka punime të përbashkëta gjatë vitit me Organizatën Humanitare Kalliri i Mirësisë.

“Kalliri i Mirësisë kujdeset nga afër për afër dy mijë jetim. Një pjesë të kësaj e realizon me IHH-në”, tha Oruç, duke shtuar se IHH është së bashku me organizatën nga Shkupi si një nga partnerët e saj kryesorë.

Ndërkaq, kryetari i Kallirit të Mirësisë, Sherifi, tha për AA se organizata të cilën drejton organizon fushatën “Java e Jetimit” që prej gjashtë vitesh.

“Ne mesin e atyre aktiviteteve kemi aktivitete kulturore, rekreative, sportive si dhe ekskurzione në të cilat bëhet vizitimi i disa monumenteve historike islame, te civilizimit islam dhe te tjera, në kryeqytet dhe në qytetet të tjera, siç është Tetova, Kërçova, Struga dhe Ohri”, tha Sherifi duke folur për aktivitetet e organizuara në kuadër të fushatës.

Sherifi tha se të gjitha këto aktivitete bëhen për të mundësuar buzëqeshjen e fytyrave të jetimëve që vijnë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku dhe Presheva.

“Dëshirojmë të potencojmë se ky aktivitet pa dyshim bëhet me mbeshtetjen e shumë subjekteve dhe institucioneve. Një prej tyre institucioneve është edhe shoqata IHH nga Turqia, e cila gjashtë vite me radhë është sponsor gjeneral i këtij aktiviteti. Të mos harrojme se kemi edhe disa komuna nga brenda, si dhe afaristë të cilët kanë ndihmuar këtë aktivitet”, shtoi Sherifi.

“Java e Jetimit” organizohet mes datave 25 dhe 29 prill, ndërsa në kuadër të saj, fëmijët realizuan një eksursion në Komunën e Sarajit në Shkup, ku kishin rast të luanin dhe të jenë afër njëri-tjetrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit